Pasi punoi për pesë vjet në një kompani, Bernardi humbi punën e tij. Ai nuk kishte bërë asgjë gabim. Në të kindërtën, ai ishte një punonjës i mirë, por kompania e tij po bëntë shkurtime.
Shkurtimet në punonjës janë të zakonshme në ekonominë e sotme. Kështu që si ta dallosh veten tënde dhe të shmangësh humbjen e punës? Ekspertët e karrierës kanë zhvilluar këto strategji për të qëndruar në punë :
Të qenurit një punonjës i mirë ndonjëherë është më pak e rëndësishme sesa të bërit të ditur njerëzve që ti je një punonjës i mirë. Dil vullnetar për përgjegjësi të reja, shtyji idetë e tua, bëj të mundur që të gjithë të njohin.
Mëso cdo gjë që mund të të ndihmojë të bësh punën më mirë. Nëse kompania blen makineri të reja, mëso si ti përdorësh ato. Nëse të mësuarit më shumë rreth marketingut të ndihmon, bëj një kurs.
Sigurohu të dish rreth ndryshimeve dhe drejtimeve të reja që do të marrë kompania. Nëse zbuloni se shitjet po bëhet departamenti më i fuqishëm, përpiquni të bëni një kalim te shitjet.
Njerëzit të cilët gjejnë gjëra pr tu ankuar janë më pak të pëlqyer sesa njerëzit të cilët i pranojnë gjërat dhe adaptohen me ndryshimet. Të paturit një sjelljë të mirë është shumë e rëndësishme.
Të paturit ide të mira nuk është gjithnjë mjaftueshëm. Duhet të jeni në gjëndje ti komunikoni ato. Gjeni mënyra për të përmirësuar aftësitë tuaja të folurit dhe të shkruarit.
Mund të bëni përshtypje positive te shefi juaj duke mbërritur herët në punë dhe duke u larguar vonë prej saj. Gjithashtu, duhet të visheni në stilin e biznesit edhe pse të tjerët vishen me veshje “Casual”.
Në fund, e gjitha përmblidhet një strategji bazike : Bëje veten me vlerë në mënyrë që kompania të dojë të mos ju humbasë.